Latifi: Tronditës lajmi për humbjen e policit Sami Thaçi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për rënien e policit Sami Thaçi gjatë një operacioni policor në Zhur të Rahovecit.

Ai ka thënë se është tronditës lajmi për vrasjen e tij dhe plagosjen e dy kolegëve të tij.

“Është tronditëse humbja e jetës së policit të Kosovës, Sami Thaçit dhe plagosja e dy kolegëve të tij nga një shpërthim i eksplozivit në një shtëpi në Zhur, ku u plagos edhe një fëmijë, derisa policët tanë po kryenin detyrën. Shteti dhe qytetari ynë kërkohet të jenë më të bashkuar, si asnjëherë më parë e me forcën e ligjit t’ia japin goditjen dhe ndëshkimin e merituar krimit dhe kriminelëve”, ka shkruar ai.

“Ngushëllime familjes së policit që ra në detyrë, policisë së Kosovës si dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar në fund Latifi.

Reklama