Latifi: Toni dhe Mici, dy prej figurave më të rëndësishme të luftës për liri

Në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, sot është zbuluar murali me portretet e dy heronjve, Tonit dhe Micit.

Kryetari Smajl Latifi, i cili ka marrë pjesë në këtë ngjarje, ka thënë se Toni e Mici janë dy nga fiturat më të rëndësishme të të gjithë Kosovës për liri.

“Toni dhe Mici janë padyshim dy nga figurat më të rëndësishme jo vetëm të Rahovecit, por edhe të luftës tonë për liri! Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi, ishin të pandashëm në luftën e tyre për lirinë e atdheut tonë dhe kështu, të pandashëm ranë edhe në logun e nderit”, ka shkraur Latifi.

Ai ka thënë se dy heronjtë i kujtuan për nder të Ditës së Çlirimit të Rahovecit, duke shpalosur muralin e dy heronjve të kombit, Tonit e Micit.

“Ky mural me portretet e tyre, i vendosur në ballin e shtëpisë së Haxhi Shabandulës, i përgatitur me kujdes nga artisti rahovecas Florent Pista, krahas bukurisë që shihet, shpreh edhe madhështinë, ashtu siç është edhe vepra e tyre. Ky mural do të qëndrojë si një kurorë lavdie në këtë kodër të Rahovecit dhe do të reflektojë përjetë rreze lirie dhe dritë ndër breza. Urime Rahovec! Lavdi!”, ka shkraur në fund Latifi.

Reklama