Latifi thyen rekordet, mori mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e 17 tetorit

Smajl Latifi, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar në mandatin e ri, i ka fituar edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Me këtë rast, AAK me kandidatin e saj Smajl Latifi ka arritur t’i marr mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e 17 tetorit, një rezultat që nuk është arritur asnjëherë në komunën e Rahovecit.

Latifi i ka falënderuar të gjithë mbështetësit, duke thënë se besimin do ta kthejë me angazhim dhe përkushtim.

Ai ka shkruar:

Tashmë janë numëruar edhe votat me kusht si dhe ato të personave me nevoja të veçanta, ku edhe në këtë numërim prijmë bindshëm. Në këtë proces zgjedhor kemi arritur një rezultat historik, me mbi 10,000 vota në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune, rezultat ky që nuk është arritur asnjëherë më parë në Rahovec.

Ju faleminderit përzemërsisht të gjithëve për këtë përkrahje të jashtëzakonshme, e cila zotohem se do t’ju kthehet me angazhim e përkushtim, poashtu të jashtëzakonshëm, në mandatin që vjen!

Reklama