Latifi: Te Familja Hajda buron besimi në AAK-në, mbështetja u konfirmua

Te Familja e heroit Xhelal Hajda dhe dëshmorit Sadedin Hajda, është konfirmuar mbështetja për AAK-në dhe kandidaturën e Ramush Haradinajt President i Kosovës.

Kështu ka thënë kryetari i Degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, i cili bashkë me kandidatët për deputetë Fatmir Iska, Berat Duraku, Bjondina Kleqka e Mahmut Morina kanë vizituar këëtë familje.

Latifi shkruan:

Besatuar dhe energjiplotë për fitoren e 14 Shkurtit, nga ku buron besimi për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në familjen liridashëse Hajda të Rahovecit, morëm edhe njëherë mbështetjen e fuqishme për Ramush Haradinajn President dhe kandidaturat e degës së AAK-së në Rahovec për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falënderoj përzemërsisht Fahredinin dhe tërë familjen Hajda për mikpritjen!

NJË PËR KOSOVËN.

#ForcaeKosovës

#RamushiPresident

 

Reklama