Latifi takon qindra banorë, përkrahja për të e palëkundur

Gjatë ditës së djeshme kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar disa vendbanime në Rahovec.

Gjatë këtyre vizitave, ai ka takuar banorët e Pataqanit të Poshtëm, Pataqanit të Epërm, Nashpallës, Fortesës, Sapniqit, Hoçës së Vogël dhe Brestocit.

Latifi ka thënë se ka hasur në përkrahje të madhe edhe në këto fshatra.

“Pritja dhe përkrahja ishte e madhe si gjithmonë, andaj edhe do të jetë motiv për punët që na presin në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Latifi.

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, ndërkaq me 14 nëntor, të dielen, edhe në Rahovec zhvillohet gara e balotazhit.

Reklama