Latifi takon punëtorët shëndetësorë, i falënderon dhe kërkon përkushtim më të madh

Kryetari Smajl Latifi dhe zyrtarë të tjerë institucional kanë takuar sot punëtorët shëndetësorë të komunës së Rahovrecit.

Latifi ka thënë se i ka falënderusr ata për shërbimin si dhe ka kërkuar përkushtim edhe më të madh për përmirësimin e shërbimeve.

Latifi shkruan:

Sot, i shoqëruar nga nënkryetari, z.Fatmir Iska, drejtori i DSHMS-së, z.Samir Mustafa dhe drejtori i QKMF-së, z.Elbunit Kryeziu, takova punonjësit shëndetësor të QKMF-së “Fahredin Hoti” në Rahovec.

I falënderova për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, njëkohësisht kërkova nga ta përkushtim edhe më të madh nga secili punonjës, në mënyrë që të rritet edhe më shumë cilësia e shërbimeve ndaj qytetarit!

SL

Reklama