Latifi takon punëtorët e administratës, u kërkon punë dhe përkushtim të madh

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se sot ka mbajtur takimin e rregullt me punëtorët e administratës.

Ai ka thënë se ata i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e dhënë në vazhdimësi.

Latifi ka shkruar:

Sot kemi mbajtur takimin e rregullt periodik me punëtorët e administratës, të cilët i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre ditor, ku kërkova që të vazhdojnë me punë dhe përkushtim të madh, sepse vetëm kështu dalim faqebardhë e ballëhapur para qytetarëve tanë.

Reklama