Latifi takon përfaqësuesit e transportit urban që kanë hyrë në grevë

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka pasur takim me përfaqësuesit e transportit urban punojnë në komunë  e Rahovecit, të cilët dje kanë nisur një grevë.

Latifi ka thënë se i kupton shqetësimet dhe kërkesat e tyre, por ka thënë se nevoja për të gjetur zgjidhje për rifillimin e punës është urgjente.

Latifi shkruan:

Sot, kam takuar përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në komunën e Rahovecit, që janë hedhur në grevë, me të cilët diskutuam shqetësimet e tyre për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve me ministrinë e infrastrukturës, ministrinë e financave dhe Kryeministrin, për subvencionimin e operatorëve të transportit rrugor dhe të udhëtarëve.

Megjithëse, i kam të qarta shqetësimet e tyre, është nevojë e madhe dhe urgjente për të gjetur zgjidhje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHTU-së, në mënyrë që t’i jepet fund grevës e të rifillojë mbajtja e linjave të rregullta, sepse një numri të madh të qytetarëve të komunës së Rahovecit, ju është pamundësuar lëvizja.

Reklama