Latifi takon ministrin e Drejtësisë: Selimi një kuadër i zoti që do të tregojë suksese, i urova punë të mbarë

Kryetari i Rahovecit, njëherit nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi, ka takuar sot ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, të cilin e ka uruar për marrjen e postit të ri në Qeverinë e Kosovës.

Latifi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë si nënkryetari i AAK-së për Selimin, duke thënë se ai ka kapacitetet e nevojshme që sektorin e drejtësisë ta çojë përpara.

Njoftimi i plotë:

U prita sot në një takim nga ministri i ri i Drejtësisë, z. Selimi Selimi, të cilin e përgëzova për detyrën e rëndësishme që i është besuar në Qeverinë e Kosovës. Shkëmbyem bashkë mendime për punët që duhet bërë në këtë sektor dhe e sigurova që Aleanca është në mbështetje të plotë në misionin e tij për më shumë suksese në fushën e drejtësisë në Kosovë. Z. Selimi, është profesionist i dëshmuar në fushën e drejtësisë dhe ish-këshilltar i zoti i ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj. Me prejardhje nga treva e Kosovês Lindore (Lugina e Preshevës), Selimi e nderon Kosovën shumë, ngase tërë kapacitetin e tij intelektual dhe profesional po ia dedikon shtetit e bashkëqytetarëve tanë.

I uroj punë të mbarë!