
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është pritur në takim sot nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Latifi thotë se në takimin e rastësishëm me Haradinajn, kanë biseduar për komunën e Rahovecin, përderisa ka shtuar se Haradinaj është i patundur ndaj vështirësive që t’i shërbejë besnikërisht Kosovës.

Njoftimi i plotë:
Një takim i rastit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Përkundër angazhimeve të shumta ditore dhe çështjeve tejet të rëndësishme e të veçanta që ka e me të cilat po ballafaqohet sot Kosova, si në planin e brendshëm të konsolidimit e përparimit të shtetit tonë, poashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, ai gjeti pak kohë të bashkëbisedojmë, veç të tjerave, edhe për komunën e Rahovecit.
Siç njihet kudo, edhe sot, po AI – i patundur ndaj vështirësive e i vendosur që t’i shërbejë besnikërisht Kosovës, si gjithnjë, i thjeshtë dhe praktik.
