Latifi takon Haradinajn: E mbështeta në synimin e tij për mbrojtjen dhe zhvillimin e Kosovës

Sot kryetari i Rahovecit Smajl Latifi është pritur në një takim nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Latifi nuk ka dhënë shumë informacione mbi takimin, por ka thënë se ka qenë takim çasti.

Kryetari Latifi ka thënë se i ka dhënë mbështetje  Haradinajt në obligimin që e ka marrë për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës.

“Një takim çasti me Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në mbështetje të tij për obligimet që i ka marrë në mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës!”, ka shkruar Latifi.

Ndryshe Latifi ka mbështetur në mënyrë të parezervë ish-kryeministrin Haradinaj, sidomos gjatë ditëve të fundit kur ai dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale. /RahoPress/

Reklama