Latifi takon drejtorin e Spitalit të Prizrenit, kërkon zgjidhje për funksionalizmin e Repartit të Hemodializës

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka nisur angazhimin që ta funksionalizojë në tërësi Repartin e Hemodializës në Rahovec, që ka nisur së funksionuari së fundmi.

Pikërisht për këtë arsye Latifi sot ka takuar në zyrën e tij drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Devaj, me të cilin ka biseduar për Repartin e Hemodializës në Rahovec.

Latifi ka njoftuar se në kuadër të përmirësimit të kushteve teknike reparti ka nevojë edhe për kuzhinë të hemodializës, paisje për transportimin e mbetjeve medicinale dhe një lavatore. Për këtë gjë, ai ka thënë se do ta zhvillojë një takim tjetër, së bashku me Avdiun dhe drejtorin e SHKSUK-së, Basri Sejdiu.

Njoftimi i plotë:

Sot, prita në takim, drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit z. Afrim Avdaj. Nga drejtori Avdaj u njoftova për fillimin e punës së Repartit të Hemodializës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec!

Reparti i Hemodializës është projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Rahovecit dhe Qeverisja jonë është e përkushtuar ta funksionalizojë në tërësi.

Në kuadër të përmirësimit të kushteve teknike ky repart ka nevojë për: kuzhinë të hemodializës, paisje për transportimin e mbetjeve medicinale dhe lavatorja!

Poashtu u pajtuam që të kemi një takim të përbashkët me drejtorin e SHKSUK-së, z.Basri Sejdiu, me 7 qershor, për konsultim dhe bashkërendim të punëve në mënyrë që ta jetësojmë dhe funksionalizojmë repartin e Hemodializës në Rahovec.

Reklama