Latifi takon drejtorin e KEDS, kërkon investime në komunën e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se sot ka takuar drejtorin ekzekutiv të rrjetit të KEDS, Alpin Dogan dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për mundësinë e investimeve të reja në furnizimin me energji elektrike në Rahovec.

Latifi ka njoftuar se pjesë e investimeve në rrjetin elektrik që nisin këtë vit, janë investimet në Dejn, Pataqan Kramovik 1, Kasnik e Hoçë e Madhe 1.

Drejtorit të KEDS, Latifi i ka drejtuar edhe disa kërkesa në disa pjesë të ndryshme të Rahovecit dhe të fshatrave.

Njoftimi i Latifit:

Sot, kam pritur në një takim pune, drejtorin ekzekutiv të rrjetit të KEDS-it, z. Alpin Dogan me bashkëpunëtorët z, Fadil Fazliun dhe z. Fidan Dushin, me të cilët bisedova për gjendjen energjetike, furnizimin me energji elektrike dhe mundësinë e investimeve  të reja në komunën e Rahovecit.

Pjesë e investimeve në rrjetin elektrik, e që pritet të fillojnë këtë vit janë: Dejni, Pataqani, Kramoviku 1, Kazniku, Hoça e Madhe 1.

Kam kërkuar me urgjencë: instalimet nëntokësore në rr. “Xhelal Hajda” ku po kryhen punimet në rregullimin e kanalit të ujërave atmosferik, trafo të re në Hoçë të Vogël, trafo të re në rr. Vëllezërit Frashëri, sigurimin e rrjetit elektrik për objektin e e ri të çerdhes së fëmijëve në Krushë të Madhe, poashtu, edhe investime në: instalime nëntokësore në qytet, trafo të re në Sapniq, trafo të re në Malësi të Vogël, Largpërçuesi në Opterushë,  degëzimi Fortesë, LP 10 kë Shkoza, trafo të re në Celinë dhe trafo të re në Polluzhë.

Me këtë rast falënderoj z. Dogan dhe bashkëpunëtorët nga KEDS-i, që pritet së shpejti të investojnë në projekte të reja, për të mundësuar zgjidhjen e problemeve të shumta dhe emergjente energjetike për qytetarët e komunës së Rahovecit!

Reklama