Latifi takon Bajrajn në Pre Hardh Fest: Ambasador i pashoq i Rahovecit

Në ndejën Pre Hardh Fest ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përveç tjerash ka takuar poetin e njohur ndërkombëtarisht nga Rahoveci, Xhevdet Bajrajn.

Latifi Bajrajn e ka vlerësuar si një ambasador të pashoq të Rahovecit, për çka ka shprehur mirënjohjen.

Ndryshe, Bajraj ishte protagonist i kësaj ndeje, pasi që organizatorët e Hardh Fest kishin oranizuar mbrëmje poetike me të.

“Në Pre Hardh Fest sot kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, përveç bashkëqytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqatës ‘Hardh Fest’, të takoj edhe poetin dhe profesorin universitar në Meksikë, Xhevdet Bajraj. Z. Bajraj është një ambasador i pashoq i Rahovecit dhe për këtë, i jemi shumë mirënjohës! Në Orën Poetike me poezitë e z. Bajraj, u kulmua një mbrëmje e bukur, bashkë me sloganin e sivjetshëm, “Një got’ për mot!””, ka shkruar Latifi.

Reklama