
Kryetari i Rahovecit dhe kryetari i Degës së AAK-së, Smajl Latifi, ka mbajtur një takim me bashkëluftëtarët e tij, prej ku ka thënë se shkas i bashkimit të tyre ishte 14 shkurti, dita e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Latifi ka thënë bashkëluftëtarët e tij i ka ftuar që t’i bashkohen kauzës së tij për Ramush Haradinajn President të Kosovës.

Njoftimi i plotë i Latifit:
Ata që dje ishin forca e Kosovës në luftë për liri, sot janë Forca e Kosovës garancë për paqe dhe sigurinë tonë.
Në takim me shokë e bashkëluftëtarë, më meritorët që sot ne gëzojmë lirinë. Ishim bashkë në luftë e jemi bashkë edhe sot në shërbim të vendit.
Mbrojtja e vlerave tona kombëtare të arritura me mund, djersë e gjak është obligim e detyrë e secilit individ e organizatë shoqërore-politike, sepse kjo i duhet të ardhmes dhe historisë njerëzore në përgjithësi.
Si bashkëluftëtar i juaji, ju ftoj që t’i bashkoheni kauzës sonë për Ramushin President, në mënyrë që ideali ynë i përbashkët që dikur na bashkonte në luftë, le të na bashkojë sot në paqe, për të ardhmen e Kosovës, për sigurinë, zhvillimin dhe forcimin e saj!
14 shkurti, sërish na bashkon!
#FORCAEKOSOVËS
#RAMUSHIPRESIDENT
SL
