
Kryetari i Rahovecit dhe i degës së AAK-së, Smajl Latifi, ka mbajtur një takim me bashkëluftëtarët e tij.
Ai, në këtë takim, ku prezent ishin edhe kandidatët për deputetë, i ka ftuar ata që t’i bashkohen kausës për Ramush Haradinjan President të Kosovës.

Latifi shkruan:
Ata që dje ishin forca e Kosovës në luftë për liri, sot janë Forca e Kosovës garancë për paqe dhe sigurinë tonë.
Në takim me shokë e bashkëluftëtarë, më meritorët që sot ne gëzojmë lirinë. Ishim bashkë në luftë e jemi bashkë edhe sot në shërbim të vendit.
Mbrojtja e vlerave tona kombëtare të arritura me mund, djersë e gjak është obligim e detyrë e secilit individ e organizatë shoqërore-politike, sepse kjo i duhet të ardhmes dhe historisë njerëzore në përgjithësi.
Si bashkëluftëtar i juaji, ju ftoj që t’i bashkoheni kauzës sonë për Ramushin President, në mënyrë që ideali ynë i përbashkët që dikur na bashkonte në luftë, le të na bashkojë sot në paqe, për të ardhmen e Kosovës, për sigurinë, zhvillimin dhe forcimin e saj!
14 shkurti, sërish na bashkon!
#FORCAEKOSOVËS
#RAMUSHIPRESIDENT
