Latifi: Sulmi në Deçan, i ulët dhe barbar

Për sulmin që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ka reaguar edhe kryetari i Rahovrcit Smajl Latifi, i cili është shprehur i tronditur.

Ai ka shkruar:

I tronditur nga sulmi i ulët e barbar që mori tre jetë, shoferin e autobusit dhe dy nxënës dhe la një të plagosur në Gllogjan të Deçanit.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjet e të vrarëve! Uroj shërim të shpejtë për të plagosurin!

Presim që organet e rendit të bëjnë sa më shpejtë zbardhjen e këtij akti të rëndë kriminal!

Reklama