Latifi shtron iftar për përfaqësuesit fetarë të Rahovecit

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi sot ka shtruar iftar për nder të muajit të Ramazanit për përfaqësuesit fetarë dhe institucionalë.

Latifi thotë se ka uruar prijësit e BIK-ut të Rahovecit për agjërim të lehtë e të pranueshëm.

Njoftimi i plotë:

Sot, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, kam shtruar një iftar për përfaqësuesit fetarë dhe institucionalë në Rahovec!

Ky muaj, që sjell një atmosferë ndryshe dhe të bukur për të gjithë ne, na kujton sakrificën, solidaritetin dhe vetëmohimin, si bazë për një shoqëri më të mirë e të drejtë.

Urova prijësit e BIK-ut në Rahovec për një agjërim të lehtë e të pranueshëm për të gjithë agjëruesit!

Reklama