Latifi shpalosë logon dhe sloganin e fushatës

Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi  ka prezantuar sloganin dhe logon zyratare të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Latifi ka thënë se Rahoveci më shumë se kurrë ka nevojë të vazhdojë me udhëheqjen me përvojë.

Ai ka thënë se qytetarët e dinë se cili kandidat i plotëson më së miri kriteret.

Latifi ka shkruar:

Kjo është logoja zyrtare e fushatës sonë. Rahoveci më shumë se kurrë ka nevojë për të vazhduar me udhëheqjen me përvojë, për një njeri të angazhuar e punëtor dhe për një lider të vërtetë. Qytetarët e Komunës së Rahovecit e dinë shumë mirë se cili kandidat i plotëson më së shumti këto kritere.

Na priftë e mbara!

Reklama