Latifi reagon ndaj Kryeministrit: Taksa nuk duhet të heqet, z. Kurti mos ia dhuro këtë mundësi Serbisë

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeminsitrit Albin Kurti për të zëvendësuar taksën ndaj produkteve serbe me masën e reciprocitetit ekonomik dhe politik.

Latifi ka thënë se me taksën 100% Kosova është më e fortë, më e barabartë dhe më dinjitozë në tavolinën e bisedimeve.

Reagimi i plotë i Latifit:

Kreu i qeverisë së re të Republikës së Kosovës, Albin Kurti si duket ka vendosur të heqë taksën 100% në emër të vendosjes së reciprocitetit.

Taksa 100% ËSHTË reciprociteti që Kosova i ka vënë aksioneve të organizuara nga Serbia kundër Republikës tonë.

Për Serbinë është dënim e për Kosovën është mundësi që i shërben për të marrë njohjen.

Me taksën 100% Kosova është më e fortë, më e barabartë e më dinjitoze në tavolinën e bisedimeve.

Serbia ka kohë që i kërkon Kosovës heqjen e taksës, në mënyrë që t’i rifitojë milionat e humbura e z. Kurti nuk bën mirë t’ia dhurojë këtë mundësi.

Serbia nuk ka ndërruar as politikat e as qëndrimet e saj ndaj Kosovës.

Reciprocitet po, por edhe taksë 100% deri në njohje.

Reklama