Latifi publikon agjendën e aktiviteteve për 28 Nëntorin

28 Nëntori është padyshim data që peshon më së shumti në historinë e shqiptarëve, ka thënë sot kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Duke e publikuar agjendën e aktiviteteve të parapara për 28 Nëntorin, Latifi ka thënë kjo datë shpeshherë për popullin shqiptar është pritur në gjendje lufte, tensioni e ankthi. Ai ka uruar që 28 Nëntorin shqiptarët ta festojnë së bashku për jetë e mot.

Latifi ka shkruar:

Qysh nga koha e Skënderbeut, pastaj Shpallja e Pavarësisë në 1912, ditëlindja e komandantit trim e të lavdishëm Adem Jashari si dhe dalja publike e UÇK-së, kjo datë ngërthen në vete gjithë sakrificën që populli ynë ka bërë gjatë historisë për liri e pavarësi.

Këtë datë si popull shpesh e kemi shënuar edhe në gjendje lufte, ankthi, tensioni, gjithashtu, edhe gëzimi e feste! E tash, që po e përjetojmë të lirë, mos ta harrojmë të kaluarën e të punojmë për të ardhmen tonë, bashkë, siç na ka mësuar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu!

Lavdi përjetësisht heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut!

E festofshim bashkë e të bashkuar për jetë e mot, 28 NËNTORIN!

Kjo është agjenda e aktiviteteve të parapara me rastin e 28 nëntorit – ditës së flamurit.

Reklama