Latifi prezanton Shukrije Hoti-Himajn kandidate për asambleiste me AAK-në

Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, e ka preznatuar kandidaten e radhës për asamblistë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Shukrije Hoti-Himaj nga Gexha ka vendosur që t’i hyjë garës elektorale të zgjedhjeve lokale. Latifi e ka përshkruar Hoti-Himajn si një kuadër të nevojshëm, e cila ka përvojë 10-vjeçare si edukatore.

Latifi ka shkruar:

Kuadro të shumtë po bëhen pjesë e listës sonë për përfaqësim në Kuvendin Komunal në zgjedhjet e tetorit.

Shukrije Hoti – Himaj nga Gexha është e diplomuar në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe ka përvojë 10-vjeçare si edukatore në shkollën fillore “KATËR DËSHMORËT” në Ratkoc.

Me listën që po e paraqesim para jush këto ditë, synojmë që t’ju ofrojmë një alternativë të pasur dhe një mundësi për përfaqësim sa më të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit, pa dallim.

Suksese, Shukrije!

Reklama