Latifi prezanton futbollistin e talentuar nga Ratkoci: Presim që Erblini të jetë pjesë e Shqipërisë ose Kosovës

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, njihet si mbështetës i pakursyer i të rinjëve që kanë qëlime të arrijnë suksese përmes aftësive të tyre. Sot, ai ka prezantuar futbollistin e talentuar 16-vjeçar Erblin Krasniqin nga fshati Ratkoc.

Latifi ka thënë se i riu Krasniqi ka një talent dhe pasion shumë të madh për futbollin, por edhe disiplinë dhe përkushtim maksimal.

Latifi ka shprehur shpresën e tij që një ditë Erblini të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë apo Përfaqësueses së Kosovës.

Latifi ka shkruar:

Erblin Muhamet Krasniqi nga Ratkoci, një djalosh i ri dhe me shumë ambicie. 16 vjeçar, por me një talent dhe pasion shumë të madh për futbollin. Ka shumë entuziazëm e diciplinë, është i përkushtuar maksimalisht. Momentalisht luan për ekipin e FC A&N të Prizrenit.

Muhametin e përgëzoj për mbështetjen që ia ka dhënë Erblinit dhe e inkurajoj të vazhdojë ta mbështesë gjithmonë.

Erblinit i uroj shumë suksese! Presim në të ardhmen të na përfaqësojë të gjithëve sa më denjësisht, duke ndihmuar Kombëtaren Shqiptare apo Përfaqësuesen e Kosovës!

Këtu mund të shihni një përmbledhje të paraqitjes së tij:

Reklama