
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur qytetarë, familjarë dëshmorësh e përfaqësues fetar sot për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai e ka falënderuar secilin për urimet e 17 shkurtit.

Latifi shkruan:
Sot për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, prita në mjediset e komunës qytetarë, familjarë dëshmorësh, përfaqësues të klerit fetar e miq.
Faleminderit secilit dhe urime 17 Shkurtin!.
Më pas, së bashku me këshillin organizues dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta bëmë homazhe dhe vendosëm buçeta lulesh në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec. Po kështu, delegacione të organizuara nga këshilli organizues bënë homazhe në të gjitha vendet ku pushojnë ata që dhanë jetën për liri.
Gëzuar 13 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!
SL
