Latifi pret në zyrë të birin dhe të bijën e heroit të kombit Bedrush Gashi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në zyrën e tij të birin dhe të bijën e heroit të kombit Bedrush Gashi, Brikenën dhe Seprandin.

Latifi ka thënë se Bedrushi, me veprën e tij, ka bërë krenar atdheun dhe kombin.

Kryetari Latifi u ka uruar atyre 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Latifi shkruan:

Brikena dhe Seprandi, vajza dhe djali i heroit të kombit Bedrush (Avdi) Gashi, gjatë një vizite të shkurtër në zyrën time.

Bedrushi e bëri krenar atdheun dhe kombin me veprën e madhe dhe gjakun e derdhur për liri dhe bashkim, e Brikena me Seprandin tashmë të rritur, po dëshmojnë përkushtimin dhe zotësitë e veta me punën që po bëjnë dhe me planet e mira që kanë për të ardhmen, njëherësh, edhe po i ruajnë kujtimet dhe krenarinë për babin hero, edhe po na bëjnë të ndihemi mirë.

Ju lumtë, Brikena dhe Seprand!

Urime 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Nderim dhe lavdi përjetë gjakut të derdhur për liri!

SL

Reklama