Latifi pret në zyrë kampionin e Kosovës në bodybuilding, Besmir Ramën

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtoren Bjondinë Kleçka, kanë pritur sot në zyrën e kryetarit bodybuilerin kampion të Kosovës, që është nga Rahoveci, Besmir Ramën.

Kryetari ka thënë se 21-vjeçari dhe të rinjtë sikur ai, janë krenaria e Rahovecit.

Latifi ka shkruar:

Sukseset e të rinjve rahovecas, veçanërisht në sport janë mbresëlënëse. I tillë është edhe Besmir Rama nga Rahoveci, të cilin e prita sot në takim, për t’i uruar arritjen e një suksesi të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion i bodybuildingut të Kosovës, si 21 vjeçar.

Besoj se të rinj si Besmiri janë krenaria e Rahovecit dhe e Republikës së Kosovës, gjithsesi, ne jemi shumë të gëzuar dhe ndihemi jashtëzakonisht mirë kur dëgjojmë dhe shohim se çfarë arritje bëjnë njerëzit tanë.

Falemnderit shumë, Besmir!

Urime, mbarësi dhe suksese, tutje!

Reklama