Latifi pret në parti ish-anëtarin e LKÇK-së

Kryetari i Rahovecit, njëkohësisht edhe nënkryetar i Alealcës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka treguar aderimin më të ri në partinë e tij.

Bëhet fjalë për Luan Morinën nga Astrazubi i Malishevës. Ai ishte anëtari i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

Morina dhe Latifi ishin shokë të luftës së UÇK-së. Luani ka të përfunduar masterin në Administratën Publike.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Smajl Latifit në Facebook:

Është ndjenjë e mirë kur shokët e hershëm të studimeve e të veprimtarisë ilegale në kuadër të LKÇK-së, shokët e luftës së UÇK-së, edhe tash bashkojnë përpjekjet dhe energjitë për të mirën e Kosovës. Kështu u ndjemë edhe sot me Luan Morinën (Maksin) nga Astrazubi i Malishevës, master i Administratës Publike.

Bashkë me Kryetarin e Suharekës z. Bali Muharremajn, Luanit i dëshiruam mirëseardhje në AAK.

Vizionit të qartë të ndryshimeve, vendosmërisë dhe energjive pozitive si dhe vullnetit të madh veprues të Kryetarit të AAK-së dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, po i bashkohen plot djem të dëshmuar e të zotë.

Me besimin në këto vlera, së bashku me Luanin e plot miq të tij, vazhdojmë rrugëtimin tonë për ta fuqizuar e përparuar Kosovën dhe kombin tonë.

Faleminderit për besimin në AAK, Luan!

Bashkë, na priftë e mbara!

Reklama