
Kryetari i AAK-së dhe i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka prezantuar sot dy aderime të reja në partinë e tij.
Ai ka njoftuar se Astrit Thaçi e Kushtrim Shala, të dy nga Xërxa, sot i janë bashkuar AAK-së.

Ai ka thënë se Thaçi e Shala janë dy aktivistë të hershëm e djem të mirë.
Latifi shkruan:
Me Astrit Thaçin dhe Kushtrim Shalën nga Xërxa, dy djem të mirë dhe aktivistë të mëhershëm, të cilët sot ju bashkuan AAK-së.
Faleminderit për besimin!
Ecim përpara, tutje!
SL
