Latifi pret biznesmenin e njohur Rrustem Gecaj dhe komandantin e Policisë Fazli Morina

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka pritur sot në një takim në zyrën e tij pronarin e “Stone Castle” Rrustem Gecajn me bashkëpunëtorë të tij dhe komandantin e Policisë Fazli Morina.

“Me z. Gecaj, biseduam për shumë tema, por në veçanti fokusi ishte zhvillimi ekonomik, zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit në Rahovec”, ka shkruar Latifi.

Po ashtu, Latifi njofton se Rrustem Gecajn e ka falënderuar për vizitën dhe kontributin që kompania “Stone Castle” dhe ai personalisht e japin për Rahovecin.

“Bashkëpunimi me personalitete të shquar e të dëshmuar është pasuri për të gjithë ne! Baca Rrustem, njihet si afarist dhe kontribues i madh i shoqërisë dhe kombit shqiptar. Një personalitet i shquar i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me dekoratën “Nderi i Kombit””, ka shkruar në fund kryetari Latifi. /RahoPress/

Reklama