Latifi premton zgjerimin e sistemit të ujitjes për fushat bujqësore

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se synim i tij për mandatin e ardhshëm mbetet zgjerimi i sistemit të ujitjes për fushat dhe arat e bujqve rahovecas.

Latifi ka premtuar që do të angazhohet, së bashku me donatorët dhe me Qeverinë e Kosovës, për realizimin e projekteve të tilla.

Ai ka shkruar:

Për të zhvilluar edhe më tej bujqësinë, sidomos duke pasur parasysh verat e nxehta dhe të thata të viteve të fundit, nevojitet zgjerimi i sistemit të ujitjes.

Do të punojmë bashkë me donatorët e jashtëm dhe Qeverinë që të kemi përparim dhe investime konkrete në këtë drejtim, në katër vitet e ardhshme qeverisëse.

Se si do të përmbushet ky prioritet, shfletoni pikën e programit në bujqësi për këtë temë: https://smajllatifi.com/programi/

 

 

 

 

Reklama