Latifi përkujton Komandant Lleshin nga Rogova në 21-vjetorin e rënies: Hasi është simbol i heroizimit

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka përkutuar heroin Haxhi Hoti në 21 vjetorin e rëniës së tij.

Me këtë rast, ai edhe i ka thurur lavdata Hasit, rajonit prej nga vinte Komandant Lleshi.

Latifi ka thënë se flijimi i dëshmorit Hoti dhe i gjithë dëshmorëve të kombi është histori që do jetojë ndër breza.

Shkrimi i plotë i Latifit:

* Hasi është simbol i heroizmit, atdhedashurisë, mikpritjes bujare, sinqeritetit dhe një trevë e rëndësisë së veçantë për lirinë e Kosovës.

* Hasjanët hapën zemrat dhe dyert dhe ju bënë krah i fortë luftës tonë çlirimtare.

* Hasi ishte portë prej nga hynë luftëtarë të shumtë e të zotët që i dhanë kuptim dhe vlerë të pamatshme luftës për çlirimin e Kosovës.

* Hasi ishte porta prej nga hyri pushka dhe baroti- zjarri i lirisë që digjte armiqtë tanë.

Sot, në 21 vjetorin e rënies kujtuam veprën dhe sakrificën e heroit Haxhi Hoti- komandant Lleshit nga Rogova dhe të gjithë dëshmorët nga gjithë treva e Hasit.

Flijimi për liri i heroit tonë Haxhi Hotit dhe i gjithë dëshmorëve të kombit është histori që do të jetojë ndër breza, sepse ideali i lirisë është i pashuar dhe është i gjallë për aq kohë sa do të ketë shqiptar në këtë truall.

 

Lavdi!

Reklama