Latifi për ushtrimin fushor në Rahovec: Krenar me Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se ndjehet krenar me Ushtrinë e Kosovës, Njësinë e Zjarrfikësve, Kryqin e Kuq e shume institucione e organizata të tjera që kanë marrë pjesë në ushtrimin fushor organizuar nga FSK.

Ky aktivitet u bë për herë të parë në Rahovec. Qēllimi i ushtrimit ishte testimi i kapaciteteve reaguese ekipeve emergjente në situata te pazakonta.

Shkrimi i plotë i Latifit:

Përgjatë tri ditëve, për herë të parë në Komunën e

Rahovecit është mbajtur ushtrimi fushor i FSK-së, “Ujku 02/2019”.

Njësitë e ushtrisë sonë (BRSH-së, BAT ll) bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kryqin e Kuq në Rahovec, Stacionin e Policisë së Kosovës në Rahovec, SHL Kosovën dhe vullnetarët, në këto ditë kanë testuar shkathtësitë, aftësitë dhe efikasitetin e reagimit në rastet emergjente, me shumë sukses!

Jam krenar me të gjithë ata që u përfshinë në këtë aktivitet, e me Ushtrinë e Kosovës, ku edhe njëherë u dëshmua se kemi kapacitete për të përballuar situata të ndryshme dhe për të garantuar sigurinë për qytetarët e Komunës së Rahovecit por edhe shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë!

Reklama