
Kryetari i Rahovecit, bashkë me kolegë të tij nga komuna, kanë shkuar sot për ngushëllime te familja e luftëtarit Xhavit Elshani, i cili kaloi në amshim para pak ditësh.
Latifi e ka vlerësuar lartë figurën e Elashinit duke e quajtur luftëtar clirimtar dhe epror të zoti të UCK-së.

Latifi shkruan:
Sot, ishim për ngushëllime për të ndarë sadopak dhimbjen dhe krenarinë me familjen dhe miqtë e Xhavit Elshanit, i cili u nda nga jeta, duke lënë pas vetes një veprimtari të pasur atdhetare, si një luftëtar çlirimtar dhe epror i zoti i UÇK-së, një flamurtar i sprovuar në aksione e beteja të shumta kundër pushtuesit serb.
Emri dhe vepra e tij, nderoi atdheun, luftën tonë çlirimtare, bashkëluftëtarët dhe idealet e të rënëve.
Dhimbja për humbjen e Xhavitit dhe vepra e tij do të jetojnë ndër breza!
Pushofsh në paqe, Xhavit!
I lehtë të qoftë dheu i tokës shqiptare!
SL
l
