Latifi për Kuçin: Një atdhetar i dëshmuar, në Rahovec erdhi gjithmonë me lajme të mira

Pas dhënies së dorëheqjes nga posti i ministrit, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi e ka vlerësuar lartë ministrin e derisotshëm të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili dha dorëheqjen nga qeveria për t’u angazhuar në fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurt.t

Latif ka thënë se Kuçi është një atdhetar i dëshmuar, politikan e sipërmarës i suksesshëm. Ai ka thënë se Kuçi ishte njëri prej ministrave më të mirë që ka pasur Qeveria e Kosovës.

Kryetari Latifi e ka vlerësuar lartë kontributin e tij për qytetarët e Rahovecit, duke thënë se është përkujdesur ai që të parashihet kodi i financimit për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit për 5 milionë euro në buxhetin e vitit 2021.

“Falë angazhimit, interesimit dhe vullnetit të tij të përhershëm si ministër, me miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2021, është përfshirë kodi i financimit edhe për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit e që kap vlerën prej 5 milonë euro. Ministri Kuçi sa herë që vizitoi Rahovecin, vinte me lajme të mira, ai dhe Ministria që drejtonte ka marrë përsipër financimin e trajtimit të projektit të shtratit të lumit nga Krusha e Madhe deri në Hoçë të Madhe në vlerë prej 1.3 milionë euro, poashtu mbështetje kemi marrë edhe për vitin 2021 për trajtimin e shtretërve të përrenjve të Rahovecit, poashtu investime në mirëmbajtjen e hapësirave të veçanta publike në komunën e Rahovecit”, ka shkruar Latifi.

Njoftimi i plotë:

Një atdhetar i dëshmuar, politikan e sipërmarrës i suksesshëm, koleg e bashkëpunëtor i imi, një ndër ministrat më të mirë e të zotët që ka pasur Qeveria e Republikës së Kosovës, z.Blerim Kuçi, paska kërkuar lirimin e tij nga detyra, që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë kohës sa Blerim Kuçi ishte ministër, sektorët e ekonomisë dhe të ambientit u karakterizuan nga një energji e re e punës e ballafaqime serioze të vetë ministrit Kuçi për të gjetur zgjidhje e për t’ju dhënë drejtim çështjeve e situatave të vështira, problemeve të shumta të grumbulluara me vite, por edhe Komuna e Rahovecit gjeti mbështetjen e tij të e plotë si dhe financimin e disa projekteve me rëndësi jetike për qytetarët tanë.

Falë angazhimit, interesimit dhe vullnetit të tij të përhershëm si ministër, me miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2021, është përfshirë kodi i financimit edhe për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit e që kap vlerën prej 5 milonë euro.

Ministri Kuçi sa herë që vizitoi Rahovecin, vinte me lajme të mira, ai dhe Ministria që drejtonte ka marrë përsipër financimin e trajtimit të projektit të shtratit të lumit nga Krusha e Madhe deri në Hoçë të Madhe në vlerë prej 1.3 milionë euro, poashtu mbështetje kemi marrë edhe për vitin 2021 për trajtimin e shtretërve të përrenjve të Rahovecit, poashtu investime në mirëmbajtjen e hapësirave të veçanta publike në komunën e Rahovecit.

Andaj, i bindur në vlerat njerëzore, morale e atdhetare që ka Blerimi, e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e gjatë, të sinqertë dhe të suksesshëm, i uroj suksese e punë të mbarë në vazhdimësi!

Faleminderit z.Blerim Kuçi!

Reklama