Latifi pas fitores së Rahovecit: Kokëlartë drejt ndeshjes së radhës

Fitoren spektakolare të Klubit Basketbollistik të Rahovecit kundër Z Mobile Prishtina, e ka komentuar edhe kryetari i komunës Smajl Latifi.

Latifi, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i vreshtarëve, ka thënë se me ndeshjen e sotme ku Rahoveci fitoi me rezultat 87;84, ka dhënë shembull për shpirtin luftarak dhe dëshirën për fitore.

‘Kokëlartë drejt ndeshjes së radhës’, ka shkruar Latifi.

Komenti i plotë;

KB Rahoveci sot dha shembull me shpirtin luftarak dhe dëshirën për fitore, duke ia shkaktuar kështu Prishtinës humbjen e parë! Kokëlartë drejt ndeshjes së radhës të serisë finale – përpara Vreshtarët!

Reklama