Latifi nuk ndalet me fitore, merr shumicën e votave nga diaspora – Dok

Sot ka nisur procesi i numërimit të votave me postë, apo siç njihen ndryshe i votave nga diaspora, që vijnë nga bashkëatdhetarët.

RahoPress ka kuptuar që nga numërimi i votave me postë për komunën e Rahovecit, Smajl Latifi i AAK-së ka fituar me 40% të këtyre votave, duke u ndjekur nga kandidati i VV-së Visar Korenica me 33.7%, Burim Krasniqi i LDK-së me 21.3% dhe Bejtullah Deliu i PDK-së me 0.04%.

Sipas rezultateve, Latifi ka marrë 91 vota, Korenica 76, Krasniqi 48 dhe Deliu 10.

Ndërkaq, kandidati tjetër Xhafer Bytyqi nuk ka marrë asnjë votë me postë.

Votat me postë, në shumicën e komunave i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo në Rahovec ka qenë ndryshe, sepse shumica e tyre e kanë votuar kandidatin dhe kryetarin aktual, Smajl Latifi.

Në balotazhin e 14 nëntorit, Smajl Latifi dhe Visar Korenica do të kërkojnë votat e qytetarëve të Rahovecit, për ta fituar shumicën. Favorit i kësaj gare është Latifi, i cili në zgjedhjet e raundit të parë ka marrë rreth 48% të votave.

Për ta votuar Latifin, shumë mërgimtarë erdhën në Kosovë me 17 tetor nga vende të ndryshme në Evropë. Latifi ka krijuar një besim të madh dhe ka rritur popullaritetin përgjatë qeverisjes katër vjeçare.

Reklama