Latifi: Nuk e shpenzuam asnjë cent për billborde, postera dhe sponsorizime në Facebook

Kandidati i AAK-së Smajl Latifi ka njoftuar se nuk e ka shpenzuar asnjë cent në billborda, postera dhe sponsorizime në Facebook gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Ai ka thënë se është zhvilluar fushatë organike, me kontakte direkte me qytetarë dhe shpalosje të programit.

Latifi ka shkruar:

Pa billborde, pa asnjë poster dhe asnjë cent sponsorizime në Facebook!

Ne po zhvillojmë një fushatë krejtësisht organike, me kontakte direkte me qytetarë dhe shpalosje të programit. Puna e secilit vërehet, preket dhe dallohet në terren, për këtë edhe jemi të bindur që qytetarët e Rahovecit do të votojnë bazuar në punë dhe program.

Prandaj edhe investimin më të madh e kemi bërë në përpilim të një programi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konkret. Prandaj edhe do të fitojmë, bashkë dhe bindshëm.

Reklama