Latifi i nisi takimet me qytetarë, dje qëndroi në Nagac dhe Opterushë

AAK në Rahovec ka nisur dje takimet me qytetarë.

Kryetari dhe kandidati për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Smajl Latifi, ka njoftuar se dje ka zhvilluar takime në Nagac dhe Opterushë, ku ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij, janë pritur ngrohtë.

“Na presin edhe shumë punë përpara”, ka shkruar Latifi.

Ai ka shkruar:

Në Nagac dhe Opterushë në takime me qytetarë. Diskutime të ngrohta rreth angazhimeve tona të përbashkëta për një komunitet e jetë më të mirë. Na presin edhe shumë punë përpara.

Përvojë. Angazhim. Lidership.

Reklama