Latifi nga Misahir Isma: Emocione e adrenalinë nga vendi i spektakleve sportive

Emocione dhe adrenalinë i ka shkaktuar ndeshja e sontshme në “Misahir Isma” ndërmjet KB Rahovecit dhe Pejës, kryetarit të Komunës, Smajl Latifi.

“Sot në Palestrën “Misahir Isma” që tashmë është kthyer në arenë spektaklesh sportive, ndoqëm ndeshjen e Gjysmëfinales e cila na fali emocione dhe adrenalinë. Mes miqsh të kahershmëm, me z. Ali Berisha dhe z. Bali Muharremaj dhe me sallën e stërmbushur nga sportdashësit, përcollëm me entuziazëm këtë ndeshje basketbolli e cila KB Peja – n, e dërgoi në finale”, ka shkruar Latifi.

“Latifi i ka uruar fitoren pejanëve, ndërsa Rahovecit u ka dëshiruar suksese të tjera. Urime fitoren ekipit dhe qytetit të Pejës! Urime për lojën e saktë dhe suksese të tjera KB Rahovecit! SUKSESE djelmosha! U prifshin sukseset dhe trofetë!”, ka shkruar Latifi.

Reklama