Latifi nga Lezha: I plotësuar në Lezhën e historisë dhe krenarisë kombëtare

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar drejt Lezhës, ku janë pritur nga kryetari Pjerin Ndreu.

Latifi ka thënë se duke qëndruar në Lezhë ndjehet i plotësuar, për shkak të historisë që e ka Lezha.

Gjatë vizitës, ka njoftuar Latifi, kanë vizituar edhe Muzeun Etnografik.

Latifi ka shkruar:

Bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj e miqtë e mi, i bëmë vizitë Bashkisë Lezhë ku patëm një takim të ngrohtë vëllazëror me Kryetarin e Lezhës, z. Pjerin Ndreu.

Ndihesh i plotësuar në Lezhën e historisë dhe krenarisë kombëtare, sot, nesër dhe gjithmonë, gjithnjë i nderuar të përkulesh me përkushtimin më të thellë në vendin e varrimit të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu.

Më pas vizituam edhe Muzeun Etnografik në Lezhë, në të cilin gjen gjurmët e jetës, të traditës e të trashëgimisë së pasur arbërore, e që ta ruan e forcon gjithnjë krenarinë e të qenit shqiptar dhe të të jetuarit me dinjitet në truallin tonë të lashtë e të bekuar.

Reklama