Latifi nga Krocia: Nënë e bijë nga Kamoviku të lënduara, gjendja e tyre stabile

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka qëndruar sot në Kroaci, pas aksidentit të rëndë të autobusit me koovarë që udhëtonin nga Gjermania drejt Kosovës, ku vdiqn 10 persona, 3 prej të cilëve nga Komuna e Rahovecit.

Latifi ka njoftuar se ka vizituar dy të lënduarat e këtij aksidente që vijnë nga fshati Kramovik.

Nënë e bijë, Hatixhe Thaçi dhe Leonora Thaçi, që gjendeshin në autobus, tashmë kanë gjendje stabile, ka njoftuar Latifi.

“Sot, me të arritur në Kroaci, kam vizituar, të lënduarit e tragjedisë së djeshme, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Slavonski Brod, në mesin e të cilëve janë edhe dy bashkëqytetare nga komuna e Rahovecit, nga fshati Kramovik, znj. Hatixhe Thaçi dhe vajza e saj Leonora Blerim Thaçi, të cilat edhe sipas informacioneve të mjekëve kroatë janë në gjendje të mirë dhe stabile. Gjendja shëndetësore e të lënduarve po përmirësohet dukshëm, ku një pjesë e tyre janë liruar, e të tjerët, po vazhdojnë të trajtohen”, ka shkruar ai.

Latifi, po ashtu, ka thënë se  bashkë me dy ministrat e qeverisë që ndodhen atje po angazhohen për kthimin e trupave të ndjerëve që humbën jetët në aksident.

Me ministrat Sveçla dhe Vitia biseduam edhe për procedurat e nevojshme dhe masat që duhet të ndërrmirren për transportin sa më të shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë.

“Shfrytëzoj rastin ta falënderoj, drejtorin e spitalit, z.Josip Samardziç, mjekët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj të gjithë të lënduarve dhe familjarëve të tyre! Në emrin tim dhe qytetarëve të komunës së Rahovecit, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj ndihmës së shpejtë, efektive dhe shumë njerëzore të të gjitha autoriteteve kroate, duke filluar nga policia në vendin e ngjarjes, njësitë e zjarrfikësve, njësitë e shpëtimit, personelin shëndetësor, të gjithë mjekët e duke vazhduar me drejtuesin e qarkut Brod-Posavina, z. Danijel Marusic, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z. Gëzim Kasapolli, Kolonel-Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Skënder Hoxha, ministrat e qeverisë kroate dhe Kryeministrin kroat Plenkoviç! Kosova dhe qytetarët e saj do të mbeten përherë mirënjohës për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë!”, ka shkruar Latifi.

Reklama