Latifi, nesër takim me qytetarët: Flasim për angazhimin dhe projektet e realizuar në 6 muajt e parë të vitit

Nesër, më datë 30.06.2020, duke filluar nga ora 10:00, kryetari Smajl Latifi do të mbajë Konsultimin me Publikun, në të cilin do të paraqitet angazhimi i qeverisjes lokale si dhe projektet që janë realizuar gjatë periudhës gjashtëmujore të këtij viti.

“Njëkohësisht gjatë debatit ju mund të parashtroni çdo kërkesë, kritikë apo sugjerim tuajin, lidhur me çështjet të cilat ju interesojnë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mbajtja e këtij takimi do të bëhet konform masave mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.