Latifi në vendin ku u gjet trupi i të ndjerit Naim Gashi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka dalë në vendngjarje pasi që është gjetur trupi i të ndjerit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Latifi ka thënë se Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim-shpëtimit “Togu i Ujërave”, ka qenë në kërkim që disa ditë për të gjetur trupin e të ndjerit.

Latifi, duke përgëzuar FSK-në për punën e bërë, ka thënë se familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij u ka shprehur ngushëllimet e sinqerta.

Latifi shkruan:

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre.

Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi!

Në vend të ngjarjes  janë edhe ekipet e

Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!

Ngushëllime!

SL

Reklama