Latifi në Bërtatin gjatë përpunimit të silazhit: Sivjet kualitet i lartë e rendiment i kënaqshëm

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka parë nga afër punën e fermerëve nga fshati Bërtatin gjatë prodhimit të silazhit të misrit.

Në këtë fshat tashmë është bërë traditë që prodhimi i silazhit të misrit të bëhet në mënyrë të organizuar nga fermerët, ka thënë Latifi.

“Në fshatin Bërtatin të komunës së Rahovecit, tashmë është bërë traditë që prodhimi i silazhit të misrit të bëhet në mënyrë të organizuar nga të gjithë fermerët e kësaj ane, gjë që ky proces të përfundojë në kohën më të mirë. Për të parë nga afër punën e vyeshme të fermerëve, sot kam vizituar disa nga auto kombanjerët, duke ju uruar punë të mbarë dhe të bereqetshme për këtë vit.  Sipas fermerëve kultura e misrit falë kushteve të mira klimatike ka bërë që përgatitja e sillazhit të jetë shumë cilësore dhe me rendiment tejet të kënaqshëm!”, ka shkruar Latifi.

Reklama