Latifi: Mirë se erdhe Shpend, le të fitojë më i miri

Kryetari i Rahovecit e ka mirëpritur kryetarin e Prishtinës në arenën ”Mizaher Isma”, ku së bashku po ndjekin ndeshjen e katërt të finales ndërmjet KB Rahoveci dhe Z Mobile Prishtina.

Ai, shoqëruar me një foto, ka shkruar; ”Mirë se erdhe në Rahovec, Shpend – le të fitojë më i miri!”

Edhe Ahmeti kishte publikuar një fotografi disa minuta më parë, bashkë me kryetarin Latifi.

Përkundër se do ta shikojnë së bashku ndeshjen, Latifi do të bëj tifozëri për Rahovecin e Ahmeti për Prishtinën.

Reklama