
Kryetari i Rahovecit dhe kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka publikuar një shkrim emocionues pas fluturimit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj në Hagë, ku do të intervistohet si i dyshuar.
“Jemi me ty Heroi ynë”, është titulli i këtij shkrimi.

Më poshtë sjellim të plotë shkrimin e Latifit:
JEMI ME TY HEROI YNË
“Për veprat e mëdha duhet të përpiqesh të bësh të pamundurën pa u menduar shumë, sepse frika e ndërgjegjësimit të rrezikut shuan zjarrin e guximit”.
Një thënie për të guximshmit.
Ti Ramush je një lis i madh e me rrënjë të thella, të cilat i kanë rezistuar dhe do t`i rezistojnë çdo tufani, sepse rrënjët tua të thella i ke ujitur me gjak;
Ty Ramush, edhe pse të rrahën furtunat e të rrëzuan gati për tokë, sa e sa herë u ngrite;
Ty të lodhën e të dërmuan vuajtjet e dhimbjet, por dole përmbi to, për të mbetur besnik ndaj vendit tënd që i shërbyet pa u kursyer;
Ti Ramush, ece drejtë, edhe pse me shumë plagë e dhimbje të luftës e të paqes;
Ty Ramush, ani se kusarët të penguan e të vendosën prita përgjatë kësaj rruge, të gjitha ato i çave me zemër e guxim prej luani;
Ty Ramush, të luftojnë armiqtë e lirisë dhe miqtë e rremë;
…
Ty…
…
Ty të goditën deri në absurd për qëllime të ulëta në emër të drejtësisë ndërkombëtare e cila dy herë ta dha pafajësinë;
T’u sulën me çka patën mundësi për të të ndalur;
Të thanë e nuk lanë gjë pa të thënë, t’i shpifën e t’i sajuan ato, vetëm për të disiplinuar e të heqësh dorë nga qëllimi madhor.
Që t’i të dorëzoheshe,
Që të përuleshe para qëllimit të cilin e çimentove me luftën titanike e me gjak të kuq,
Që të lëshosh pe në dëm të vendit tënd;
Që të zvogëlohet liria jonë;
Që të tkurret Kosova jonë;
Që të vendosin të tjerët për Kosovën e jo ne, duke i hapur rrugë edhe mohuesve të lirisë dhe të shtetit tonë;
Ti Ramush je i veçantë!
Sepse,
Ti je vetvetja dhe nuk je laro;
Ti përfaqëson vlerat më të larta të patriotizmit të kulluar;
Ti nuk je vetëm, sepse je luftëtar i pashoq në të drejtën tënde, të cilën e ke të mishëruar me aspiratën e popullit, të cilit i takon;
Ti ke besim në vlerat e këtij populli dhe këtij vendi, për të cilat ia vlen të heqësh aq shumë, deri edhe në përballje të pakuptimta me ata që duan të të dorëzojnë; Ty dhe neve që besojmë në vlerat që ju përfaqësoni me dinjitet duan të na ndalin në rrugën tonë, por,…, por Ti nuk je vetëm;
Ti Ramush je shumica e popullit, brenda dhe jashtë;
Ti Ramush je vlerë, prandaj do të të ndjekim në çdo hap që bën;
Ti edhe në Hagë je i fortë, e nga atje do të kthehesh për t`i shërbyer vendit tënd, ashtu siç e ke dëshmuar, gjithnjë;
Të presim që t’u rrekesh punëve që kemi para vetes, për të mirën e Republikës së Kosovës, të cilën po tentojnë ta hedhin në ankand kompromisaxhinjtë e regjur, në emër të pajtimit me Serbinë e të njohjes nga ana e saj.
Ti Ramush ke fituar respektin dhe besimin e shumicës, ndaj edhe më shumë, edhe shumë më shumë, do të marrësh përkrahje për të rimarrë timonin e drejtimit të një anijeje, që duan ta fusin në ujëra të turbullta.
