Latifi me bashkëpunëtorë takojnë punëtorët shëndetësorë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtori i DSHMS-së Samir Mustafa, ka takuar sot punëtorët shëndetësorë në hapësirat e QKMF-së në Rahovec.

Me këtë rast, Latifi ka thënë se praktika të tilla të komunikimit të drejtpërdrejtë me punëtorët e QKMF-së, ndihmojnë në krijimin e stabilitetit në rrjetin e shërbimit shëndetësor parësor të komunës së Rahovecit, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
“Poashtu, na ndihmojnë neve si qeverisje lokale, për të kuptuar nevojat dhe sfidat e këtij sektori”, ka theksuar Latifi.

“Shfrytëzova rastin të falendëroj dhe përgëzoj drejtorin dhe punëtorët e QKMF-së, bashkë me AQH-në për kontributin e tyre në krijimin e master planit që përmban qëllimet, masat dhe veprimet që do ndërmerren nga QKMF në mënyrë që të rritet edhe më shumë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve tanë”, ka thënë Latifi. /RahoPress/

Reklama