Latifi me bashkëpunëtorë bën homazhe në 21-vjetorin e të vrarëve në Celinë, Fortesë e Brestoc

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, kryetarë të fshatrave, përfaqësuesve të OVL-së e familjarë të të rënëve, kanë bërë homazhe dhe nderime për të shënuar 21 vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 në këto fshatra, të cilët u vranë barbarisht nga paramilitarët serb.

“Sot e 21 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc. I kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb. Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës. LAVDI!”, ka shkruar Latifi.