Latifi me bashkëluftëtarë, homazhe në nderim të të rënëve: UÇK bëri luftë heroike

Kryetri i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se për nder të 21-vjetorit të Epopesë së Rahovecit, sot bashkë me OVL-në, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Ai ka thene se 21 vjet me pare, forcat e UÇK-se ne Rahovec kane bere lufte heroike kunder ushtrise serbe.

“21 vjet më parë, forcat e UÇK-së në Rahovec zhvilluan luftime heroike ndaj okupatorit serb, ku shumë nga bashkëluftëtarët u flijuan për liri, e ku Serbia nuk kurseu as qytetarët e paarmatosur duke kryer vrasjet më mizore ndonjëherë ndaj popullsisë shqiptare”, ka shkruar Latifi.

“Lavdi dëshmorëve të rënë për liri, martirëve dhe përulje e respekt për qytetarët e Rahovecit që përjetuan ditët më të vështira në korrikun e vitit 1998”, ka shtuar ai. /RahoPress/

 

Reklama