Latifi mbyllë fushatën, kërkon mbështetje nga qytetarët

Kandidati për kryetar të Rahovecit e ka mbyllur fushatën zgjedhore duke takuar qytetarë të anëve të ndryshme të Rahvoecit, ku prezent ka qenë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Latifi ka thënë se nuk është lloji i politikanit që i harron qytetarët dhe premtimet e dhëna vetëm një ditë pas zgjedhjeve.

Ai ka kërkuar nga qytetarët mbështetjen me votë të dielën e 14 nëntorit.

Ai ka shkruar:

Bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj, sot përmbyllëm fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të 14 nëntorit. Takuam bashkëqytetarët nga Opterusha, Zaqishti, Retija dhe Retija e Ultë, Krusha e Madhe, Celina, Nagaci dhe Xërxa, nga të cilët morëm përkrahje të jashtëzakonshme.

Qytetarët tanimë e dinë që premtimet tona nuk janë vetëm për fushatë, por ato bëhen punë dhe projekte dhe jo rastësisht jemi shpallur komuna e parë në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore.

Unë nuk e kërkoj votën tuaj që të hënën e 15 nëntorit t’ju harroj juve dhe premtimet që ua kam dhënë gjatë këtyre ditëve të fushatës. Unë e kërkoj votën tuaj që të bashkë-qeverisim. Unë do të jem sërish këtu me ju, për të diskutuar për të ardhmen dhe për zhvillimin e qytetit, fshatrave dhe të gjithë komunës sonë.

Prandaj, kërkoj nga ju, që të dielën të dilni dhe ta votoni numrin 121 për një epokë të re zhvillimi, për Rahovecin.

;

Reklama